Njoftim për shtyp

 

Prezantimi i projektit IT Culture nga Bashkia Grevena në një seminar edukativ të Dhomës së Artës.

 

Të shtunën në datën 30-11-2019 u bë prezantimi i projektit IT CULTURE (www.it-culture.eu) i programit ndërkufitar evropian ndërkufitar INTERREG GREECE ALBANIA 2014-2020 nga Bashkia Grevena me ftesë së Dhomës së Artës, e përfaqësuar nga Nënkryetari i Bashkisë z. Christos Trigoni dhe Project Coordinator Znj. Ntina Antoniou.

Projekti në zhvillim ka të bëjë me aktivitete për shfrytëzimin turistik të kulturës nëpëmjet aplikacioneve moderne elektronike. Buxheti i aprovuar i Bashkisë për këtë projekt, i financuar nga Marrëveshja e Partneritetit 2014-2020, arrin shumën prej 300,000 € dhe ndër të tjera, do të disponohet për studime muzeologjike, furnizimin me ekrane dixhitale, aplikacioneve dixhitale për kompjuterë, tablets dhe smartphone, si dhe hapjen e rrugëve kulturore.

 

Nëpërmjet IT Culture Bashkia Grevena synon (a) të krijojë dy muze kryesorë për Grevena, një muze Arkeologjik (Mulli Mpousiou) dhe një Folklorik (truall dhuruar nga familja Stergiadis), dhe b) të promovojë kulturën si një shtytës kryesor të zhvillimit turizmit të vendit.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të zgjedhur, zyrtarë të pushtetit vendor, përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të zhvillimit të rajonit të Epirit, me të cilin u zhvillua një dialog i frytshëm dhe i thelluar, duke përfshirë shkëmbimin e pikëpamjeve, përvojave dhe praktikave më të mira për çështje të stimulimit të sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit në ndërthurrje të drejtpërdrejtë me aktivitete dhe projekte që promovojnë trashëgiminë kulturore.

Zyra e Shtypit e Kryetarit të Bashkisë Grevena