Zhvillimi dhe promovimi i destinacioneve kulturore turistike nëpërmjet mjeteve multimediale

Aksi prioritar

2 – Përforcimi i ekonomisë lokale

Objektivi specifik

2.1 Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin turistik të zonës ndërkufitare

Buxheti

484.404,60€

Kohëzgjatja

18 muaj

Qëllimi i programit «IT CULTURE» është të nxjerrë në pah dhe të forcojë trashëgiminë kulturore të rajonit dhe të «tërheqë» vëmendjen e publikut turistik. Megjithëse rajoni ka elementë kulturorë me rëndësi unike dhe atraksione me bukuri natyrore, ende nuk është zhvilluar mjaftueshëm.

Produkti i ri turistik do të përmbajë inovacione (nëpërmjet sistemeve të informacionit) që do të ndihmojnë në promovimin e tij, me një mënyrë që deri tani nuk është arritur.

Qëllimi i projektit është fuqizimi turistik dhe kulturor i rajonit ndërkufitar me qëllim zhvillimin e një destinacioni turistik të ri dhe më tërheqës. Rezultatet e drejtpërdrejta të projektit do të jenë ruajtja dhe promovimi i burimeve kulturore si parakusht për zhvillimin e turizmit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit të propozuar do të jetë rritja e trafikut turistik në monumentet kulturore dhe turistike, me rezultat kryesor zhvillimin e formave turistike alternative dhe promovimin e bizneseve turistike lokale.

Rezultatet kryesore të projektit ,ndër të tjera, janë një plan i integruar reklamimi, i kombinuar me material reklamues dhe ngjarje kulturore me qëllim parësor informimin e publikut në lidhje me projektin, krijimin e një Webfaqe dhe një platformë elektronike inovatore që do të përdoret për informimin më të gjerë të publikut rreth atraksioneve turistike dhe kulturore përmes përdorimit të teknologjive të reja, studime mbi gjendjen aktuale të turizmit, rrugë të reja turistike dhe studime muzeologjike që do të përdoren si një hap i parë drejt krijimit të mëtejshëm të muzeve kulturore dhe arkeologjike në rajonin ndërkufitar.

Një rezultat tjetër i rëndësishëm do të jetë themelimi i teknologjive informatike nëpërmjet krijimit të aplikacioneve mobile, tabelave informuese dhe ekraneve dixhitale me prekje, me qëllim që të familjarizohen turistët në përdorimin e teknologjive të reja.

Mënyra që është hartuar bazohet në përdorimin e teknologjive të reja të kombinuara me mënyrën tradicionale të promovimit të produktit turistik.

Dy rajonet ndërkufitare, për shkak të ngjashmërive të tyre në trashëgiminë kulturore dhe produktet turistike, do të shkëmbejnë praktika të mira dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën. Siç u përmend, kjo do të jetë hera e parë që do të përdoren metoda teknologjike inovatore të tilla në fushat e projektit, fakt që me siguri do të ketë vlerë afatgjatë.

Nëpërmjet promovimit të turizmit dhe produkteve kulturore, ekonomia lokale do të shfaqë rritje dhe përmirësim, dhe si rezultat do të krijohen vende të reja pune dhe do të ketë zhvillim ekonomik lokal më të gjerë.

Skip to content