Municipality of Pustec

Bashkia Pustec eshte nje entitet publik vendor,  e cila mbulon nje zone prej 198.68 km², me nje popullsi prej 3,290 banoresh.  Kjo bashki perbehet nga 1 njesi  administrative. Bashkia  ka nen administrimin e saj 9 fshatra.

Pusteci eshte nje zone e favorshme per zhvilimin e turizmit veror  Mikroklima e pasur, liqeni I Prespes, pamjet e bukura panoramike me nje nderthurje harmonike te peisazhit, gatimet tradicionale, ndertesat e vjetra buze liqenit te Prespes nga shekujt 13 dhe 14 si dhe ishulli I Maligradit jane atraksionet   kryesore te kesaj zone. Liqeni I prespes pervec bukurise natyrore qe ofron shquhet dhe per floren dhe faunen e pasur.

Rajoni perreth shtrihet ne brendesi te Parkut Kombetar te Prespes. Zona karakterizohet nga kisha te vjetra te ndertuara ne guva qe datojne nga shekulli i 12-te. Kjo zone eshte e njohur per trashegimine kulturore dhe historike me nje potencial te madh per zhvillimin e turizmit kulturor.

Bashkia eshte e ndare ne 25 departamente dhe ka 55 punonjes. Ajo gjithashtu ka ne perberje nje department I vecante per zbatimin  e programeve qe lidhen me ceshtjet e turizmit dhe te kultures.

Anti-Cracker Shield Albania

ACSHA është një organizatë joqeveritare me qendër në Shqipëri.

U krijuar në Prill të vitit 2014 nga programues të specializuar dhe ekspertë të informatikës.

Objektivat kryesore të saj janë:

– Trajnim i vazhdueshëm kundër rreziqeve të internetit

– Mbrojtja e të drejtave të autorit

– Muzikë online dhe privatësi artistike

– Kundër mashtrimeve elektronike

dhe shumë të tjera në fushat e Informatikës dhe të Sigurisë së Internetit.
Këto objektiva janë të qarta dhe përfshijnë aspektet sociale, ekonomike, juridike, kriminale, politike që ndihmojnë shoqërinë dhe komunitetin. Fushat e veprimtarisë janë shumë të mëdha dhe përfshijnë fushat më të larmishme siç janë arsimi, duke përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve arsimore, fushat e artit, kulturës, inovacionit dhe programet evropiane, të ndihmës, të këshillave dhe të projektligjeve për përmirësimin e neneve ekzistuese ligjore, propozime për krijimin dhe zhvillimin e institucioneve të specializuara në organet ligjore dhe ato të drejtësisë. Gjithashtu, për grupet e përditshme të interesit që janë përdorues të Internetit dhe kompjuterit në vendin e punës ose në grupe më të ngushta familjare siç janë anëtarët e familjes.

Disa nga projektet dhe programet që ACSHA ka realizuar në të shkuarën janë:
“Buy Online and had sweet dreams” me klientët e një Banke të nivelit të dytë. Ekspertët e ACSHA trajnuan klientin si të blejë online me kartat e tij të kreditit dhe të debitit pa rrezikun e mashtrimit.

” Continuing education against online pedo -pornography and porno-pedophile” me grupe nxënësish në shumë nivele arsimore në Korçë. Ishte një bashkëpunim i shkëlqyeshëm midis ACSHA, Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Sportit dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit.

Skip to content