FTESË
Dëshirojmë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Takimin e 2-të të Partnerëve për «IT-Culture Zhvillimi dhe Promovimi i Destinacioneve Kulturore Turistike Nëpërmjet Mjeteve Multimediale» midis Shqipërisë dhe Greqisë, i cili do të realizohet më 29 korrik 2019, në Bashkinë e Pustecit, Shqipëri.
Ky Takim i Partnerëve ka të bëjë me Paketat e Punës së Kontratës dhe me Dërgesat (Deliverables) e Aktiviteteve.
Bashkëngjitur do të gjeni Axhendën e Takimit të Partnerëve.
Shpresojmë që të keni mundësinë ta pranoni këtë ftesë dhe t’ju mirëpresim si pjesëmarrës.
Me respekt
Andon Jani
Nënkryetari i Bashkisë Pustec